Vendosni fjalën kyçe....

“Mund të mos performojë më kurrë”, Britney Spears tregon aftësitë e saj në kërcim (VIDEO)


Pas deklaratave të menaxherit të saj se ajo mund të mos performonte më kurrë, Britney Spears i ka surprizuar fansat duke publikuar një video duke kërcyer.

Mes luftës së saj me problemet e shëndetit mendor dhe betejës ligjore në lidhje me kujdestarinë që babai i saj ka ende për punët e saj, Britney dukej e lumtur dhe e shëndetshme ndërsa tregoi lëvizjet epike të Michael dhe Janet Jackson të vitit 1995.

Megjithatë, pasi e publikoi klipin në Instagram, fansat vunë re se në fakt videoja është më e vjetër dhe daton në mars të 2018-ës.

Britney e ka titulluar klipin ‘Unë dhe Michael’ dhe shihet e veshur me një pantallona të shkurtra ndërsa ajo punon në palestrën që ka në shtëpi.

Këngëtarja e shpërndau klipin, pasi menaxher i saj i vjetër Larry Rudolph, tha se këngëtarja mund të mos këndojë më kurrë për shkak të problemeve të karakterit mendor.