Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë në këpucë, arrestohet 37-vjeçari në Fier (VIDEO)


Një 37-vjeçar është arrestuar në Fier, pas një operacioni antidrogë të koduar “Kristali”.  Mësohet se në banesën e shtetasit me inicialet L.Ç, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 15 doza kokainë.

Sikurse shihet dhe në videon e mëposhtme, sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në këpucët e 37-vjeçarit.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, organizuan punën duke finalizuar operacionin e koduar “Kristali”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *