Vendosni fjalën kyçe....

Britney Spears nuk përballon dot sëmundjen e të atit, shtrohet në qendër të shëndetit mendor


Britney Spears është shtruar në një qendër të shëndetit mendor. “TMZ” shkruan se këngëtarja kohët e fundit ka qenë shumë e shqetësuar për shëndetin e babait të saj, gjendja e të cilit është serioze dhe sa vjen e përkeqësohet.

Jamie Spears i është nënshtruar dy operacioneve për komplikimet në zorrën e trashë. Operacionin e dytë ai e ka bërë vetëm kohët e fundit, por ka patur komplikime.

Problemet e Jamie Spears me shëndetin filluan në fund të vitit të kaluar kur zorra e tij e trashë shpërtheu në mënyrë të papritur.

Britney mendohet se e ka vizituar qendrën e rehabilitimit rreth një javë më parë dhe ka vendosur të jetojë atje për 30 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *