Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Largimi i të rinjve kambanë alarmi


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me maturantë nga gjimnazet e Tiranës u ndal gjerë e gjatë jo vetëm te largimi i të rinjve nga vendi, të cilën e cilësoi një kambanë alarmi, por edhe te politikat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar problematikat e tyre.

“Kur merresh me politikë bëhesh indeferente të problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë. Largimi i të rinjve është këmbanë alarmi.

Ndërkohë, në anën  tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen. E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme. “-tha Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *