Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ambasadorja Kim më kërkoi të largonim anëtarët e LSI-së nga dhuna në protestë, nuk kisha pse ta bëja


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Abc News në emisionin Log ka treguar bisedën me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim lidhur me protestat e zhvilluara pas vrasjes së Klodian Rashës.

Kryemadhi tha se ambasadorja Kim i kërkoi që LSI-ja të tërhiqte të rinjtë nga dhuna. Përgjigjja që ktheu Kryemadhi ishte se anëtarët e LSI-së ishin si qytetarë dhe se në filozofinë e saj nuk është shkatërrimi.

Kim e bëri publike. Në radhë të parë na përgëzoi për angazhimin e LSI për reformën zgjedhore. E dyta ishte e shqetësuar për vrasjen e Klodian Rashës dhe kërkonte një distancim ose një deklaratë. Unë i thashë nuk kam pse të bëj deklaratë për sa kohë nuk jam organizatore. Anëtarë të LSI janë aty si qytetarë dhe si vëzhgues për të parë ata që dhunojnë të rinj dhe të reja. Do të kemi hapat tona një pas një. Ne do t’i çojmë në institucionet e drejtësisë. Ambasadorja sipas të dhënave të saj, kishte të dhëna që paguheshin protestues për të dalë në protestë për të dhunuar. Do të ishte mirë që këto t’ia çojnë drejtësisë. Ajo më kërkoi që unë si kryetare e LSI të merrnim masa që me të rinjtë tanë t’i largonim nga dhuna. Unë jam bëra të qartë që në filozofinë e Monika Kryemadhit të shkatërrosh, është të bësh Edi Ramën nga kriminel në viktimën”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *