Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i KPA-së, Luan Daci, fshehu shkarkimin nga detyra në vitin 1997


Luan Daci, i zgjedhur gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili sot vendos për fatin e gjyqtarëve e prokurorëve, ka fshehur shkarkimin e tij nga detyra në vitin 1997.

“BalkanWeb” ka siguruar vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë aso kohe, sipas të cilit, z.Luan Daci largohet nga detyra për shkelje të statusit të gjyqtarit, shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Vendimi i cili daton më 24.12.1997, mban firmën e Presidentit, njëherësh kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së asaj kohe, Rexhep Meidani.

Sakaq, i pyetur në Kuvend Daci gjatë periudhës së përzgjedhjes së gjyqtarëve të vettingut, Daci ka deklaruar se ështe larguar nga detyra, duke dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka përjashtuar nga konkurimi për gjykatës me argumentin se nuk plotesonte kriteret pasi në vitin 1997  ishte larguar nga kjo detyrë ‘për shkelje të rënda’.

Daci gjithashtu ka gënjyer Kuvendin ndërsa është shprehur se prej vitit 2000 ka punuar si avokat ndërkohë që është regjistruar për të marrë licensën e avokatisë në vitin 2007, ndërsa në mbledhjen e komisionit në Kuvend Daci është shprehur se këtë licensë e ka marrë në 20.03.2000.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *