Vendosni fjalën kyçe....

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, lihet në burg ish-shefi i Kufirit në Korçë, avokati: Nuk kishte dijeni për lëndën narkotike


Gjykata e Korçës ka lënë prapa hekurave ish-kryekomisarin, Stilian Pasho, me detyrë shef i sektorit të kufirit pranë DVKM Korçë.

Pasho shfrytëzim detyrën e tij në intervale të ndryshme kohore, duke lejuar kalimin e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.

Më datë 27 nëntor, ai ka favorizuar një shtetas të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit duke kaluar drejt Greqisë, 26 kg lëndë narkotike.

Disa ditë më parë, ai u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.

“Në vlerësimin tim ka një tejkalim të logjikës së dyshimit të arsyeshëm të veprës penale. Që kjo vepër penale të ekzistojë, duhet të ketë pasur dijeni që subjekti të ketë pasur dijeni që personi të ketë lëndë narkotike në makinë, dijeni e cila në këtë fazë është thjesht e supozuar”, tha avokati duke shtuar se mund të jetë një veprim i pakujdesshëm i kryekomisarit dhe se ky i fundit nuk ka pasur asnjë lidhje me personin.

“Jo vetëm ka mohuar dijeninë e lëndës narkotike, por nuk e pranon dot në pozitën ku ndodhet pasi nuk e ka menduar kurrë diçka të tillë”, theksoi avokati, duke shtuar se ai nuk ka pasur dijeni të ketë patur lëndë narkotike.