Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet makina në Cërrik


Një automjet në Cërrik është djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të Cërrikut. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit Isuf Kameri.

Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së tij dhe është djegur pjesërisht.

“Gjatë natës në lagjen nr 1, Cërrik, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit I.K., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimtë, megjithatë Kameri ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *