Vendosni fjalën kyçe....

Dy operacione antidrogë në Sarandë dhe Vlorë, kapen 98 kg hashash dhe arrestohen 3 persona


Dy grupe të trafikut të drogës janë goditur nga policia ditën e sotme duke kapur 98 kg hashash dhe arrestuar tre persona.

Gjatë operacionit  “Shëndëllia” policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Ndërsa në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë  i koduar “Kota”, ku policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet proceduriale  i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *