Vendosni fjalën kyçe....

Me armë në ceremoninë për Kacifën, arrestohet polici grek i shoqëruar nga deputeti Nikola


Efektivët e policisë së Sarandës kanë arrestuar një polic grek, Marios Gogolos, 35 vjeç. Kjo për shkak se policit i është gjetur një armë teksa po përpiqej të shkonte drejt Bularatit për të qenë i pranishëm në ceremoninë e të 40-ave të Kostantinos Kacifa.

Gogolos mësohet se ishte nën shoqërinë e një deputeti grek, Nikolas Nikola, i cili gjithashtu do të merrte  pjesë në këtë ceremoni përkujtimore të Katsifasit.

Bashkë me efektivin e policisë është shoqëruar dhe deputeti grek dhe pas sqarimeve rutinë është lënë i lirë.

“Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e  policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *