Vendosni fjalën kyçe....

Oficeri i antidrogës që ndaloi Habilajt në makinën e Saimir Tahirit , fiton azil në Holandë


Ish-oficeri i Antidrogës në Fier, Antonio Nazeraj, ka fituar ditën e sotme azilin në Holandë bashkë me familjen e tij. Nazeraj ka qenë oficer policie antidroge për disa vite në Fier bashkë me Dritan Zaganin, i cili e ka fituar më herët azilin në Zvicër.

Nazeraj kishte denoncuar pas dorëheqjes nga policia në vitin 2017 lidhjet e zyrtarëve të lartë të policisë me krimin e organizuar.

Sipas tij, grupet kriminale që kishin lidhje me politikanë të nivelit të lartë, bënin emërimet e zyrtarëve të policië ndërsa vepronin lirisht duke bërë trafik ndërkombëtar droge.

Më herët ai ishte shprehur se nuk mund të kthehej në Shqipëri pasi i rrezikohej seriozisht jeta nga grupet kriminale që i kishte hetuar më herët gjatë punës së tij.

Nazeraj njihet si efektivi që në vitin 2014 gjatë një kontrolli në rrugë ndaloi makinën Audi me targë 003 ku ndodheshin Moisi dhe Artan Habilaj, të cilët pas kësaj u shoqëruan në polici por u liruan pak minuta më vonë me ndërhyrje nga lart, siç ka rrëfyer vetë Nazeraj më vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *