Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Klodian Tanushi, ushtaraku i dytë që humbi jetën nga shpërthimi i minës në Letoni


Mbrëmjen e kaluar erdhi lajmi se ka ndërruar jetë ushtaraku Klodian Tanushi,  i cili ishte plagosur në misionin e NATO-s në Letoni. Major Klodian Tanushi humbi jetë pas plagëve të marra gjatë plasjes së minës në misionin për demontimin e tyre në kuadër të NATO-s. Por kush është Klodian Tanushi?

Major Klodian Tanushi ka lindur në Dibër më 31.10.1980. Tanushi është i martuar dhe është babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze të moshave 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, rezulton se Tanushi i nisi studimet e tij si mekanik, por mori drejtim tjetër kur vendosi të vazhdonte Akademinë ushtarake.

Në vitin 1999 Tanushi ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Tanishi gjatë kësaj kohe ka kryer një sërë kursesh, mes të cilave përmendim: Kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”, apo kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë, Tanushi është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”.

Tre vjet më vonë, pra në 2006-ën ai ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Klodian Tanushi, gjatë karrierës së tij ushtarake ka mbajtur detyra të ndryshme si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht kishte detyrën si Komandant i Togës së parë të EOD.

Ushtaraku me origjinë nga Dibra, është vlerësuar me një sërë medaljesh gjatë karrierës së tij. Përmendim këtu: Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcë; Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm; Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Në dhjetor të 2018-ës, Tanushi sëbashku me kolegen e tij Zarife Hasanaj dhe Julian, u dërgua me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. Por ky mision rezultoi fatal për Hasanajn dhe Tanushin, të cilët humbën jetën. Kapaj nga ana tjetër ndodhet i plagosur në spital. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *