Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë ushtaraku i dytë në Letoni


Ka ndërruar jetë ushtaraku i cili ishte plagosur në misionin e NATO-s në Letoni.

Major Klodian Tanushi humbi jetë pas plagëve të marra gjatë plasjes së minës në misionin për demontimin e tyre në kuadër të NATO-s.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.

Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”-shkruan Xhaçka.