Vendosni fjalën kyçe....

Me armë dhe drogë në makinën e vjedhur, policia greke kap dy shqiptarët, njëri i dënuar për vrasje


Arrestohen në Greqi dy shqiptarë, të akuzuar për një sërë veprash penale, mes të cilave për trafik droge. Sipas mediave greke, dy shqiptarët e arrestuar në Athinë nga policia e DI.AS Group janë të moshave, 30 dhe 37 vjeç. Por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Dy shqiptarët akuzohen për vjedhje, mosbindje ndaj policisë, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Shqiptarët po udhëtonin me një makinë private në Patission Street, kur refuzuan të ndalonin pas sinjalit të policisë për kontroll.

Në vend që të ndalonin, shqiptarët shtuan shpejtësinë duke u përpjekur për t’u larguar por pa rezultat.

30-vjeçarit, i cili nuk kishte dokumente të qëndronte në shtetin fqinj, iu gjet një armë e mbushur me fishekë dhe një krehër me 12 fishekë, si dhe një revolver me gjashtë fishekë brenda dhe krehër me 18 fishekë.

37 vjeçarit iu gjet dhe u konfiskua një sasi droge prej 5 gramë kokainë si dhe një thikë.
Nga hetimi policor grek, mësohet se 37-vjeçari shqiptar ka qenë i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasjeje dhe vjedhje.

Makina me të cilën shqiptarët po lëviznin rezultonte e vjedhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *