Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri rrëzohet në pyjet e Venezuelës, pasagjeri filmon aksidentin me dy të vdekur


Një video e filmuar nga një pasagjer tregon momentin e frikshëm kur një helikopter “Cessna 206” ra nga qielli dhe u rrëzua në një pyll në Venezuelë. Helikopteri “Cesna 206″, është rrëzuar në malet e Venezuelës pas përplasjes me disa pemë duke i marrë jetën dy personave.

Aksidenti ndodhi në zonën e Gran Sabana të Bolivarit shkruan RT. Në pamjet e publikuara këtë javë, helikopteri shihet teksa anon në njërën anë përpara se të shkatërrohet në një zonë të pyllëzuar. Në bordin e helikopterit ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kolonelë venezuelas, ndërsa i katërti ishte një rreshter.  Dy prej kolonelëve, José Silvestre Granja dhe César Paúl Padrino nuk i mbijeetuan dot rrëzimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *