Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësit e maskuar si policë lidhin çiftin në Korçë, i vjedhin 1.6 milionë lekë


Grabitet banesa e një biznesmeni në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çiflig pak pas mesnate, ku disa grabitës të veshur me uniforma policie kanë hyrë në banesën e biznesmenit Nevrus Vila.

Ata e kanë lidhur atë dhe gruan e tij Sadete dhe i kanë marrë një shumë parash prej 1.6 milionë lekësh të vjetra. 

“Tre persona të maskuar u futën brenda në banesë, ishin të veshur me uniformë që lexonte policia dhe të armatosur me automatik. Më goditën mua dhe gruan dhe na lidhën pastaj të dyve. Më pas nisën të kontrollojnë shtëpinë”, tregon Novruz Vila, për News 24.

Ai thotë se i morën portofolin brenda të cilit kishte 1.6 mln lekë të vjetra dhe i lanë të lidhur për rreth 30 minuta.

3 grabitësit kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *