Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata Çamëria titull mirënjohjeje për ish-eurodeputeten Doris Pack: Mendoj gjithë kohës për ju


Shoqata Çamëria i jep titullin e mirënjohjejes ish-eurodeputetes Doris Pack. Çmimi iu dorëzua Pack, nga kreu i PDIU-së shpëtim Idrizi., i cili tha se Pack ka ngritur zërin për çështjen çame, dhe për këtë i jepet ky titull.

Ish-eurodeputetja  gjermane tha që ka gjithmonë shpresë për t’u rekuperuar dhe për të rifilluar dhe një herë jetën. Ajo tha se shumë gjermane janë ndodhur në pozita të ngjashme, pasi për shkak të luftës janë larguar nga shtëpitë e tyre.

“Faleminderit shumë. Së pari ju kërkoj falje për veshjen sepse tani do nisem për Frankfurt. Kam një avion për të kapur, përndryshe do vishesha më mirë për t’ju përshtatur këtij eventi.

Në vitin 2005-2006 ishte një miku im që më vuri në dijeni për çështjen e Çamërisë. Si një gjermane e kuptoj këtë vështirësi dhe këtë turp që ju keni patur. Jo unë personalisht, por shumë gjermanë kanë patur të njëjtin problem dhe të njëjtin fat si ju përsa i përket luftës naziste. Ideja është se shumë individë që kanë vuajtur nga lufta, sidomos pas Luftës së Dytë botërore shumë nejrëz menduan se po mund të kthehemi mrapsht dhe t’ja dalin. Dëshira ishte të ktheheshin mbrapsht tek shtëpitë e tyre. Isha me njerëzit e Teatrit Kombtar dhe u thoja se kjo është shtëpia juaj. Dhe minimumi është që ju të shkoni mbrapsht tek shtëpitë tuaja dhe të merrni mbrapsht atë që ju ka ngelur. Është 75-vjetori, pashë shumë zbukurime përsa i përket Ditës së Dëshmorëve por askush nuk foli përsa i përket çështjes çame. Janë situata të ndryshme por thelbi është i njëjtë.”, tha ish-eurodeputetja.

Doris Pack tha se politikanët shpesh herë bëjnë premtime që s’i mbajnë, por shprehu bindjen e saj se Albana Vokshi dhe Lulzim Basha do i mbajnë premtimet e tyre për çështjen çame. Pack tha se mendonte shpesh për shqiptarët e në veçanti për çamët, sidomos kur shihte një kostum popullor që ia ka dhuruar Mesila Doda.

“Politikanët shpesh herë premtojnë shumë gjëra dhe nuk i mbajnë, unë jam politikane vetëëdhe më lejohet ta them këtë. Por jam e sigurt se Albana, Basha dhe të tjerët, janë në dijeni se këto premtime duhen mbajtur dhe do bëjnë në mënyrë ligjore më të mirën e mundshme për zgjidhjene  çështjes çame. E vura dhe veten time në këtë premtim, kështu që kijeni parasysh. Do përpiqem t’i mbaj në shina. Faleminderit shumë. Nuk e meritoj gjithë këtë vlerësim, sepse kam folur por nuk kam mundësi të bëja pak më shumë. Ndihem shumë krenare dhe mund t’ju them se Mesila Doda më dha para dy vitesh një kostum popullor të zonës së çamërisë dhe mendoj gjithë kohën për ju sepse e shoh kostumin përditë, kështu që faleminderit shumë.”, tha Pack.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *