Vendosni fjalën kyçe....

Presidentët e Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë në samitin e procesit të Brdo-Brijunit


Presidentët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sërish pas Samitit të Berlinit.

Ata do të vijnë në Tiranë për Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit që zhvillohet nga 2010 e këtej në secilën prej shteteve anëtare.

Këtë vit liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë, në datat 8-9 maj me ftesë të Presidentit Ilir Meta. Në këtë Samit do të jetë dhe presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ai i Kosovës, Thaçi.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Organizator i kwtij Samiti do jetw Presidenti i Shqipwrisw i cili od presw homologwt e tij tw rajonit.

“Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi.
Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit”,-thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit të presidencës.