Sulmuesi suedez i LA Galaxy ka njoftuar largimin nga klubi amerikan. Por ajo që ra në sy ishte mënyra tipike egoiste e përdorur nga sulmuesi tashmë 38 vjeçar.
Kontrata e Ibrës skadon në fund të vitit dhe lojtari po sheh mundësinë ta mbyllë karrierën në një kampionat të rëndësishëm në Europë. Ibrahimoviç i falenderoi tifozët për mbështetjen dhe i këshilloi që tani e tutje mund të kthehen të shohin sërish bejzboll.
Lojtari shënoi 53 gola në 58 paraqitje në të dy sezonet me klubin amerikan.
‘Erdha, pashë, pushtova’ – shkroi ai në ‘Instagram’.
‘Faleminderit @lagalaxy që më bëri të ndjehem i gjallë përsëri. Për tifozët e Galaxy – keni dashur Zlatanin, ju dhashë Zlatanin. Ju jeni të mirëpritur. Historia vazhdon, tani kthehuni për të parë bejzboll.’