
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës. Çmimi i naftës me pakicë është rritur me 6 lekë për litër ndërsa ai i benzinës me 3 lekë për litër.
Kësisoj litri i naftës në pikat e shitjes nuk duhet të jetë më shumë se 191 lekë për litër me pakicë dhe 179 lekë për luitër me shumicë.
Ndërkohë çmimi i benzinës nuk duhet të jetë më shumë se 176 lekë për litër me pakicë dhe 164 lekë për litër me shumicë.