Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli u transferon 5 mijë doza të vaksinës anti-Covid palestinezëve


Izraeli thotë se po transferon 5 mijë doza të vaksinës anti-Covid për të imunizuar punonjësit shëndetësorë palestinezë.

Në fakt Izraeli ka një nga programet më të përparuara të vaksinimit në botë, por palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Gaza nuk kanë parë ende një të tillë, shkruan BBC.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se Izraeli ka përgjegjësi për vaksinimet atje.

Por Izraeli thotë se kjo nuk është pjesë e protokolleve të rëna dakord dhe nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga palestinezët. Dhe ky është transferimi i parë i tillë që Izraeli bën.

Pse palestinezët nuk po vaksinohen?

Izraeli ka regjistruar rreth 640 mijë raste të të infektuarve me Covid që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 4,700 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza ku qëndrojnë palestinezët, ka pasur pothuajse 160,000 dhe 1,833 vdekje.

Marrëveshja e veçantë e Izraelit me kompaninë ‘Pfizer’, e ka ndihmuar atë të bëhet vendi që ka vaksinuar më shumë njerëz për numër popullsie se çdo vend tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *