Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i Vetëvendosjes në Gjirokastër: Mazhoranca është shumë agresive ndaj forcave të reja


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Kreshnik Merxhani, i cili do garojë për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, ka pohuar se në vend ka agresivitet ndaj forcave të reja që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Koha shumë e shkurtër, ndryshimet shumë të shpeshta që i ndodhën kodit zgjedhor çuan në një paqartësi në të gjithë ne. Veçanërisht një lloj agresiviteti ndaj forcave të reja që u duk qartë prej mazhorancës së sotme për të ndalur çdolloj iniciative, duke eliminuar disa formula që nuk e çojnë votën dëm. Kështu që kjo ishte pak a shumë një lloj analize brenda kësaj kohe shumë të shkurtër që nuk lejojnë në këtë kalim të hapi cilësoi cilësor.” – tha Merxhani.

Në një intervistë për Ora News, ai pohoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk është regjistruar ende si parti në Shqipëri e në zgjedhjet e 25 prillit do futet si mbështetëse e shoqërisë civile.

“Lëvizja VetëVendjsje vijon të jetë një organizatë jo qeveritare politike. Ndoshta një hap cilësor në këtë drejtim do të merret pas këtyre zgjedhjeve, por për momentin vijon të jetë si e tillë dhe të mbështesë prapë si një shoqëri civile. Ne do të jemi pa sigël në zgjedhje, por gjatë gjithë kohës do të jemi prezent me stendat tona, me aktivistët tanë ku ne kandidojmë dhe qarqet të mbështetur vazhdimisht nga lëvizja.” – shtoi Merxhani. Më herë Vetëvendosje në Shqipëri ka prezantuar edhe dy kandidatë të tjerë për zgjedhjet e 25 prillit. Kreun e lëvizjes, Bojken Abazi në Tiranë e Iljaz Shehun në Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *