Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Rama lypës për cepa buzëqeshjeje, la Shqipërinë pa negociata


Pas komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur me Samitin në Berlin, ka reaguar Petrit Vasili. Sipas Nënkryetarit të LSI-së, Rama la Shqipërinë pa negociata, madje edhe Kosovën pa liberalizimin e vizave.

“Edi Rama la Shqiperinë pa negociata dhe Kosovën pa viza, këtë s’e luan topi!!

Edi Rama në Berlin i vuri vulën paaftësisë dhe mediokritetit të tij.

Shkurt, u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializëm lipizhari dhe lypës per cepa buzeqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh.

Ja çfarë ndodhi në Berlin Edi Rama:

1.Ja mbyllën gojën për projektin e poshtër të shitjes së teritorit të Kosovës.

2.Shqiperinë e la pa hapjen e negociatave për të cilat genjeu nje vit rresht shqiptarët.

3.La Kosovën pa viza për shkak të shtetit të tij të kriminalizuar.

4.E përfaqësoi Shqiperinë për faqe të zezë me ata derdimenë, që kishte marrë me vete dhe me të cilët gajaset Shqiperia.”, shkruan Vasili.

Rama më herët tha se mediat dhe politika kishin dezinformuar publikun, pasi ai nuk kishte shkuar në Samit për të diskutuar për të marrë vendimin e Gjermanisë për hapjen e negociatave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *