Vendosni fjalën kyçe....

Dashnor Sula: PD do çojë në Kushtetuese Bordin e çmimit të ushqimeve, nuk ka funksionuar


Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka njoftuar sot gjatë një deklarate për mediet nga Kryesia e Kuvendit se grupi parlamentar do të çojë në Gjykatë Kushtetuese Bordin e caktimit të çmimeve të produkteve ushqimore.

“Grupi parlamentar i PD-së ku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës në tregun shqiptar.
Ky Bord që u ngrit për të bërë të mundur ruajtjen e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar. Ne si PD e kemi kërkuar që në shtator 2021 që të ulet TVSH-ja e ushqimeve të produkteve të shportës çka do të bënte të mundur që qytetarët shqiptarë të kishin çmime më të ulëta.”– tha Sula.

Më tej deputeti demokrat shtoi se shpreson që Gjykata Kushtetuese ta marrë në shqyrtim çështjen me një procedurë të përshpejtuar.