Vendosni fjalën kyçe....

Krimet e Rënda kërkojnë ndalimin e 5 pjesëtarëve të ICTS-së


Gjykata e Krimeve të Rënda kërkuar ndalimin e 5 personave pjesëtarë ICTS dhe bankave, lidhur me grabitjen që ka ndodhur muajin e kaluar në Rinas. ICTS është kompania përgjegjëse për sigurinë në aeroport.

“ABC News” shkruan se sipas Prokurorisë, këto 5 persona kanë shpërdoruar detyrën. Ky informacion vjen një ditë pas zbulimit të shumës zyrtare të grabitur në aeroport më 9 prill.

Dje Prokuroria e Krimeve të Rënda mori përgjigje zyrtare nga 3 bankat e nivelit të dytë, të cilat konfirmojnë se u janë grabitur rreth 6 milionë euro.

Kujtojmë se fillimisht mendohej se shuma e parave të grabitura ishte diku te rreth 10 milionë euro.

Deri më tani janë arrestuar 6 persona të dyshuar se kishin lidhje me grabitjen e ndodhur.