Vendosni fjalën kyçe....

Miraka detaje për prokurorin e dyshuar si ish-spiun: Sheshi u rekrutua, ajo që s’përputhet është atësia


Bujar Sheshi dhe Simon Miraka

Pas dyshimeve mbi bashkëpunimin e prokurorit Bujar Sheshi, tashmë edhe anëtar i KLP-së, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, anëtari i Autoritetit për Informimin e Ish-dosjeve të Sigurimit të Shtetit jep detaje të rëndësishme mbi çështjen.

Simon Miraka deklaroi për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” se Sheshi, i cili e ka mohuar rekrutimin, ka qenë bashkëpunëtor.

“Sheshi është regjistruar në kartelën nr 2, pra bashkëpunëtor. Ka edhe emrin e operativit… E vetmja gjë që nuk përputhet është atësia nga Ramiz në Rasim. Vetë zoti Sheshi e ka shkruar edhe Sheshi dhe Sheshaj.”, dha detaje Miraka.

Sipas Mirakës, i vetmi problem ka qenë atësia megjithatë Gjendja Civile ka dhënë përgjigjen zyrtare se nuk ka person tjetër me emrin Bujar Sheshi.

“Edhe një herë e theksoj, të dhënat tona janë shumë të sakta të mbështetura në dokumenta të Sigurimit të Shtetit. E vetmja gjë që nuk përputhet është atësia nga Ramiz në Rasim. Vetë zoti Sheshi e ka shkruar edhe Sheshi dhe Sheshaj. Është datëlindja e saktë 1957, është edhe lagja ku ka banuar. Në vitin 1977 Ministria e Brendshme e ka propozuar që të vazhdojë shkollën e Ministrisë së Brendshme me profil Sigurimin e Shettit dhe e njëjta adresë e kartelës, emri. Fatkeqësia është që ky zotëri është rekrutuar në moshën 17 vjeç. Nuk ka patur lëvizje në atë kohë… Ai është rekrutuar në vitin 1974 dhe dosja e tij është arkivuar në 1975. Ai ka punuar 5 vjet hetues në Fier… Ne kemi thënë se ka dokumente. Është i regjistruar. Ka një kartelë dhe pseudonim. Nuk kemi dosje që të vërtetojë aktivitetin e tij.”, informoi Miraka.

Miraka siguroi se Gjendja Civile ka konfirmuar se nuk ka një emër të dytë “Bujar Sheshi” në Shqipëri.

Sheshi, i dyshuar si ish-spiuni “Venus” ka kallëzuar znj.Gentiana Sula, kreun e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *