Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj përplaset me gazetarin Rakipllari: Jap dorëheqjen nëse jam dekoruar për negociatat


Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari lidhur me negociatat  për hyrjen në Bashkimin Evropian dhe rolin e Cakajt në to.

Kryeredaktori i Panorama ka deklaruar se Cakaj është dekoruar nga Rama për negociatat që ka zhvilluar vitin e kaluar me Brukselin për arritjet e rekomandimit pozitiv.

Por Cakaj i është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë se nuk është i saktë në asnjërin nga konstatimet, pasi nuk është e vërtetë që ai ka marrë dekoratë apo medalje.

Rakipllari ka insistuar se ka edhe foto për këtë çështje, ndërsa Cakaj deklaroi i prerë: “Nëse kam marrë dekoratë apo medalje, jam gati të jap dorëheqjen këtu, në këtë emision”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *