Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni amerikan: Serbët e ndyrë kryen krime lufte në Kosovë, askush s’është i gatshëm t’i dënojë


Kongresmeni amerikan, Tim Burchett, ka deklaruar se serbët që kanë kryer krime lufte duhet të dalin para drejtësisë sa më shpejt ndërsa shtoi se nuk ka vullnet për t’i dënuar ata.

Kongresmeni e ka bërë deklaratën pas takimit me ish-presidenten e Kosovës, Jahjaga.

“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Jahjaga më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, dëgjohet të thotë Burchett në një video të shkurtër në “Twitter”.

Dje, me ftesë të kongresmenit amerikan, Eliot Engel, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman ka dëshmuar për krimet e Serbisë në Kosovë, para Komitetit për punë të Jashtme të Kongresit amerikan, shkruan Koha.net.

Engel e hapi seancën duke folur për krimet që Serbia i kishte kryer në Kosovë. Ai theksoi se është tronditëse që edhe 20 vjet pas luftës askush prej serbëve s’ka dhënë llogari për shumë krime të kryera.