Vendosni fjalën kyçe....

1 Maji – Minatorët e Pogradecit në protestë: Qeveria ka gënjyer!


Me rastin e Ditës së Punëtorëve, minatorët në Pogradec kanë dalë në protestë për statusin e minatorit.

Në protestën që po zhvillohet në qendër të këtij qyteti, janë bashkuar edhe organizata të shoqërisë civile.

Minatorët vazhdojnë te kenë të njëjtën kërkesë për qeverinë, statusin e minatorit të munguar prej 15 vitesh dhe rritje të pensioneve.

 “Të gjitha qeveritë na kanë gënjyer për statusin. Jemi në vështirësi ekonomike, pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe. Kemi mbi 30 vite punë nën tokë. Qeveria të marrë në konsideratë kërkesat tona”, tha një prej minatorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *