Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para ministrisë së Arsimit: 12 qarqe s’menaxhohen dot nga 4 drejtori


Me rastin e Ditës së Punëtorëve, po zhvillohet një protestë përpara Ministrisë së Arsimit. Shkak për protestën është bërë zhvendosja e Drejtorive Rajonale dhe reduktimi i zyrave. Protestuesit shprehen se është e pamundur të menaxhohen shkollat në 12 qarqe, vetëm përmes 4 drejtorive rajonale.

” Zonja ministre unë nuk jam ekonomist por mendoj se në 12 qarqe nuk do ishte fundit i botës, këto drejtori nuk do t’ju peshonin një kosto të madhe në buxhet. Reflektoni sepse është e pamundur të transferoni dhe të bëni katër drejtorira rajonale.

Nuk mundet që problemet që ndodhin në të gjitha shkollat në 12 qarqe, të transferohen në 4 drejtori.”, tha një prej protestuesve.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, deklaroi ditë më parë transferimin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit të Shkodrës drejt Lezhës.  Shahini tha se kjo zhvendosje është bërë me qëllim që të mos ketë dy drejtori rajonale në një qytet, nisur nga fakti që në Shkodër është vendosur Drejtoria Rajonale e shërbimeve shëndetësore.

“Themelimi i këtyre 4 drejtorive – me zyra në Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë – është bërë duke ndjekur modelin e Ministrisë së Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale – rrjedhimisht vendimi është që mos t’i vendosim 2 drejtori rajonale në të njëjtin qytet. Për shembull, Drejtoria Rajonale e shërbimeve shëndetësore për veriun është në Shkodër, ndërsa ajo për arsimin është në Lezhë. Por Shkodra – si të gjitha bashkitë e tjera – do të ketë zyrën e saj arsimore që mbulon të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër. Pra ideja është që drejtoritë rajonale të shëndetësisë dhe ato të arsimit parauniversitar të jenë në qytete te ndryshme, në mënyrë që sa më shumë shërbime të jenë sa më afër qytetarëve”, tha Shahini. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *