Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 72 kg drogë në makinë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar


72 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Kostur, ku u ndalua një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Brenda automjetit, tip “Mercedes-Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 5 çanta që përmbanin 50 pako me 72 kg marijuanë. Po ashtu u sekuestrua dhe 1 celular e 6 karta SIM.

Policia arriti të vinte në pranga drejtuesin e mjetit, një shqiptar 44-vjeç. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *