Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Berisha mohon akuzat për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, sfidon SPAK-un për provat


Lulzim Berisha ka reaguar i ndodhur në arrati për akuzat nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt të 15 viteve më parë.

Në një mesazh për gazetaren e News24, Klodiana Lala, Lul Berisha thotë se është i hapur për drejtësinë, por s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Ai e cilëson të gjithë këtë si një sulm për qëllime politike dhe se e sfidon SPAK që t’i vendosë përpara prova e fakte që e implikojnë në këtë ngjarje.

Lulzim Berisha në një mesazh pak minuta më parë për News24 thotë se është i hapur për drejtësinë, po s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, pasi kur ka ndodhur ishte për kurim në një spital në Turqi. Faktet ja ka bërë të ditur Krimeve të Rënda.

Për vrasjen e Vajdin Lamajt, ai e mohon kategorikisht implikimin. Kërkon nga SPAK t’i vërë në dispozicion prova dhe fakte që e implikojnë. E gjitha kjo thotë se është sulm për qëllime politike ndaj tij. Nuk dihet nëse Berisha do vetëdorëzohet, por deklaron se SPAK duhet t’i vendosë prova përpara sepse po e fut në hasmëri me persona të ndryshëm”- tha gazetarja Lala gjatë një lidhje direkt për edicionin e lajmeve në News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *