Vendosni fjalën kyçe....

Alban dhe Beatrix Ramosaj grabiten në Greqi: Thua policia s’po vjen ngaqë jemi shqiptarë? (VIDEO)


 

Këngëtarët Alban dhe Beatrix Ramosaj u nisën dje së bashku për një koncert në Greqi, por ky udhëtim ka rezultuar tejet i pakëndshëm për ta pasi kanë rënë pre e një grabitjeje.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, dy këngëtarët kanë zbuluar se kur kanë mbërritur në Selanik, disa persona kanë thyer xhamin e makinës së tyre dhe kanë marrë të gjitha gjërat me vlerë dhe pasaportat dhe dokumentat e tyre.

“Hera e parë në Greqi dhe na thyen makinën dhe vodhën pasaportat tona, dokumentat e makinës, laptopin dhe disa gjëra të tjera. Kemi lajmëruar policinë dhe askush nuk është shfaqur ende. Çfarë duhet të bëjmë? Është çmenduri.”, ka shkruar Beatrixi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, as policia nuk është treguar shumë profesionale, pasi është vonuar mbi një orë e gjysmë. Albani ngre dyshime nëse kjo ka ndodhur sepse ata janë shqiptarë.

“Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat e disa dokumenta të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!” , shkruan Alban Ramosaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *