Vendosni fjalën kyçe....

Martohet për herë të tretë Idris Elba, një nga burrat më seksi në botë sipas “People”


Martohet për herë të tretë aktori Idris Elba, një nga burrat më seksi në botë, sipas “People”.

Aktori 46-vjeçar u martua me Sabrina Dhowre, 29 vjeç, në një ceremoni 3-ditore në Marok, shkruajnë mediet botërore. Elba i propozoi të dashurës së tij shkurtin e kaluar, ndërsa ishte njohur me të në vitin 2017, në Canada ku ajo jetonte.

Por para se ta njihte, aktori ishte shprehur se martesa nuk ishte më për të, pas dy të tillave, të dështuara.

Më parë Elba ishte martuar me Hanne Norgaard, me të cilën ka një vajzë, Isan 17 vjeç, ndërsa martesën e dytë me Sonya Nicole Hamlin e prishi brenda 4 muajsh.

 

Ish-bashkëshortja Hanne Norgaard, me të cilën ka një vajzë, Isan 17 vjeç:

 

Ish-bashkëshortja Sonya Nicole Hamlin, me të cilin e prishi martesën brenda 4 muajsh:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *