Vendosni fjalën kyçe....

Del nga rruga “Benz”-i në Pogradec, humb jetën 43-vjeçari


Një aksident ka ndodhur pak pas mesnate, në fshatin Rëmenj, në Pogradec. Mësohet se rreth orës 00:45, një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, një 34 vjeçar me inicialet M.T., banues në Pogradec.

“Më datë 26.04.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj, shtetasi M.T, 34 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.