Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët në Sri Lanka pranojnë gabimin: Deklaruam 100 të vdekur më shumë


Pasi një grup terroristësh shpërthyen me eksplozivë hotele dhe kisha në Sri Lanka të dielën e Pashkëve, numri i të vdekurve nga sulmet u rrit me shpejtësi. Disa ditë më pas, zyrtarët deklaruan se numri i të vdekurve kishte shkuar në 359, duke i bërë këto sulme terroriste më vdekjeprurëse.

Por të enjten e 25 prillit, zyrtarët në Sri Lanka pranuan se kishte ndodhur një gabim në llogaritje dhe se në të vërtetë mund të ishin 100 viktima më pak.

Pra, një numër më i saktë mund të jetë më afër 250, shkruan “Washington Post”.

Për këtë ndryshim kaq dramatik, mund të ekzistojë një arsye akoma më dramatike.

Një patolog i mjekësisë ligjore dhe profesor në Universitetin e George Washington, Victor Weedn, tha se antropologët mjeko-ligjorë dhe specialistë të tjerë punojnë së bashku me mjekët e ndihmës së shpejtë, për të vlerësuar pjesët e mbetjeve njerëzore.

Ai tha se gjetja e tre gishtave të indeksit të djathtë, për shembull mund të tregojë se tre persona janë vrarë. Por nëse gjenden edhe gishtat e majtë, ato mund t’i përkasin të njëjtit individ. Në mënyrë të ngjashme, dy këmbë të gjetura dhe një trung njerëzor fillimisht mund të tregonin tre trupa, por më vonë rezulton të jetë vetëm një. Weedn tha se kjo mund të fryjë lehtësisht numrin e viktimave.

“Mund të keni qindra pjesë të një personi”, tha Weedn. Kjo e bën të vështirë identifikimin e tyre dhe të vështirë për të ditur se çfarë duhet të mblidhet nga skena ku ata vdiqën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *