Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj prezanton projektin e Piramidës, të njëjtën gjë bëri edhe para një viti (Fotot)


Kryebashkiaku Veliaj prezantoi sot projektin e shndërrimit të Piramidës, në një qendër të aftësimit të të rinjve me teknologjinë e informacionit.

Teksa flise para kryeministrit Rama dhe të ftuarve të tjerë, Veliaj, tha se punimet për këtë projekt do nisin dy muajt e ardhshëm.

Deri këtu çdo gjë shkon mirë e bukur. Por nëse i hedh një sy arkivës mediatike në rrjet (gjë lehtësisht e verifikueshme nga kushdo) të bie në sy se i njëti projekt është prezantuar në Erion Veliaj edhe një vit më parë, në vitin maj të vitit 2018.

Në prezantimin e para një viti të këtij projekti, ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, i cili lavdëroi punën e bërë nga kryebashkiaku.

Përveç Veliajt, edhe kryeministri Rama ka publikuar herë pas here në faqen e tij në “Facebook” projekte apo punë nga qeveria e tij, projekte dhe punë të cilat i kishte prezantuar edhe më herët, duke dalë blof. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *