Vendosni fjalën kyçe....

11-vjeçarja në Vlorë dërgohet pa shenja jete në spital, dyshohet se është vetëvarur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një vajzë 11-vjeçare është dërguar pa shenja jete në spital.

Mësohet se familjarët kanë deklaruar në spital, se e kanë gjetur fëmijën të vetëvarur brenda banesës.

Edhe pse ata e kanë dërguar me urgjencë në spital, 11-vjeçarja nuk ka mundur të shpëtojë pasi mjekët konstatuan se ajo kishte ndërruar jetë kur ka mbërritur në spital.

Ekspertiza mjeko-ligjore, pritet të përcaktojë zyrtarisht shkaqet e vdekjes. Ende nuk dihet se cilat mund të jenë arsyet, që e çuan të miturën drejt marrjes së një veprimi të tillë.