Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja e jahtit në Zvërnec, turisti italian kërkon penalizimin e shtetit shqiptar: Mungojnë sinjalizimet për pjesën nënujore


Një nga katër turistët italianë, jahti i të cilëve u përplas me shkëmbinjtë nënujorë në Zvërnec ka kërkuar penalizimin e Shqipërisë pas aksidentit. \

Ai tha se shteti shqiptar duhet të penalizohet për mungesën e sinjalistikës për shkëmbinjtë nënujorë, sinjalistikë që është në vende të tejera pohoi ai.

“Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga Sllovenia. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi. Kemi bërë dje udhëtim direkt për në Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det. Për fat të keq varka nuk ka sinjalizuar dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjalizim gjendemi në këtë situatë. Tani jemi në kërkim të zgjidhjes sesi mund të lëvizim varkën që andej. Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohemi edhe shteti shqiptar duhet të penalizohet. Policia e Kufirit dhe Guarda Di Finannza mbërritën menjëherë. Falenderojmë popullin shqiptar që na ndihmuan dhe nuk na morën lekë e na dhanë ushqim.” – tha ai, shkruan Shqiptarja.

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit të sotëm ku jahti me katër persona në bord u përplas pranë Zvërnecit. Fatmirësisht  personat në bord u nxorrën në kohë pas ndërhyrjes së Guardia di Finanzas e Policisë Kufitare.