Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Vlerësoj Patozin, do doja të kishte firmosur bashkëpunimin me frontin opozitar


Ish-deputetja Jorida Tabaku e ftuar në News 24 ka folur për lëvizjet më të fundit në jetën politike duke komentuar edhe krijimin e Bindjes Demokratike, partisë më të re nga Astrit Patozi ish-nënkryetar i Partisë Demokratike.

Tabaku u shpreh se e keqja më e madhe në këtë vend është Edi Rama dhe të gjitha grupimet që krijohen duhet që të vendosin interesin publik në plan të parë se atë privat.

Për Patozin, Tabaku shprehu vlerësim maksimal për kontributin e dhënë në Partinë Demokratike si edhë tha se do dëshironte që edhe ai të regjistrohej në frontin opozitar.

Gazetarja: Sot është regjistruar Bindja Demokratike do doja fillimisht një koment lidhur me këtë parti opozitare zonja Tabaku?

Tabaku: Unë mendoj që në këtë situatë që ne ndodhemi gjithsecili duhet të vendosi interesin publik përpara interesit privat në plan të parë, interesi publik dhe e keqja më e madhe është largimi i Edi Ramës.

Kushdo forcë tjetër politike që vendos interesin privat unë i uroj shumë suksese dhe uroj që ta provojë veten në garë dhe ta provojë veten si forcë politike se si forcë politike provohesh kur ti votohesh.

Gazetarja: Dhe në fakt opozitari i vërtetë mund të quhet edhe Astriti Patozi apo jo sepse është në krye të kësaj partie dhe ka dhënë kontribut në Partinë Demokratike?

Tabaku: Kam një vlerësim maksimal për këdo që ka dhënë kontribut në Partinë Demokratike dhe sot nuk është më, do kisha shpresuar që sot fronti opozitar të kishte edhe shumë figura të tjera së bashku edhe Astrit Patozin, për të dhënë më shumë kontribut së brendshmi sesa duke sulmuar së jashtmi. Nuk është Partia Demokratike e keqja e madhe e këtij vendi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *