Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna ndaj gazetares te Kuvendi, Unioni i Gazetarëve: Të merren masa urgjente ligjore


Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën ndaj gazetares Ola Xama në mjediset e Kuvendit.

Unioni ka kërkuar marrjen e masave ndaj punonjësit të Gardës së Republikës që ushtroi dhunë ndaj gazetares, një rast i përsëritur.

Në deklaratë bëhet ftesë që data 3 maj, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit të kthehet në ditën kombëtare greve të gazetarëve.

Reagimi i plotë

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon sjelljen dhe dhunen fizike e verbale qe nje punonjes i Gardes se Republikes ushtroi sot mbi gazetaren Ola Xama e cila ishte ne krye te detyres.

Punonjesi i Gardes se Republikes, fizikisht dhe verbalisht, ne mjediset e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise cenoi integritetin e koleges sone duke riperseritur te njejten sjellje te nje punonjesi te Gardes, qe sherben prane Prokurores se Pergjithshme, disa dite me pare, ndaj kolegut Renaldo Salianji, i cili gjithashtu ishte ne krye te detyres.

Precedente te tilla te perseritura flasin qarte per nje natyre sjelljeje dhe agresiviteti qe manifestohet ndaj reportereve te terrenit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon keto raste dhe kerkon nga autoritetet ligjore te reagojne menjehere me masa ndaj protagonisteve te dhunes mbi gazetaret. Per ta cuar me tej reagimin tone, Unioni i Gazetareve Shqiptare ju fton qe ne daten 3 maj, Diten Nderkombetare te Lirise se Shtypit ta shpallim dite kombetare greve te gazetareve.

Solidarizohuni me kete nisme!

Unioni i Gazetareve Shqiptare


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *