Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin drogë arrestohen dy shqiptarë në Greqi


Dy shqiptarë të moshës 39 dhe 40 vjeç janë arrestuar  në Chania të Kretës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptarët, janë arrestuar gjatë një operacioni, ku iu sekuestruan 7.6 kg kanabis, të paketuara në 7 pako.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur ende, por pas kontrolleve në shtëpinë e 40-vjeçarit, policia ka gjetur 1150 euro dhe u ka sekuestruar edhe një makinë dhe dy motorë,  të cilat dyshohen se janë përdorur si mjete transporti të drogës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *