Vendosni fjalën kyçe....

Kurti shfaq videot: Terroristët që kryen sulmin  në veri u stërvitën në bazat e ushtrisë serbe


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shfaqur dy video duke thënë se aty tregohen terroristët që kryen sulmin në veri të vendit duke uy stërvitur në një bazë kryesore ushtarake të ushtrisë serbe.

Sipas tij, videot janë bërë katër ditë para sulmit. Kurti shton më tej se stërvitje të tjera janë bërë edhe në bazën e Kopaonikut dhe se sulmet gëzonin mbështetjen e planifikimin e plotë të shtetit serb.

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb.” – shkruan Kurti në X.

Ai ka përsëritur nëtë gjitha daljet mediatike që prej 24 shtatorit se pas sulmeve qëndron beogradi.

Ky i fundit ka hdhur poshtë akuzat duke bërë përgjegjës Kurtin për sulmin ‘e disa serbëve’ të Veriut.

Sulmi ku u vra efektivi Afrim Bunjaku është marrë përsipër nga Milan Radoiçiq, i cili është marrë në pyetje nga autoritetet serbe në Beograd.