Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga kodra autobusi me turistë gjermanë në Madeira, 28 të vdekur (FOTO)/VIDEO)


Një autobus me mbi 50 turistë është përmbysur poshtë një kodre në ishullin portugez të Madeirës. Deri më tani raportohet për 28 të vdekur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Autobusi doli nga rruga dhe u përplas në një shtëpi rreth orës 18:30, pranë qytetit të Caniço në bashkinë e Santa Cruz, shkruan “RT“.

Videot e publikuara nga vendngjarja tregojnë rrënojat e autobusit të bardhë dhe ekipet e shpëtimit që përpiqen të nxjerrin pasagjerët.

“Ka viktima, por informacioni për numrin e tyre ende nuk është i sigurt”, tha Filipe Sousa, kreu i bashkisë së Santa Cruz, për agjencinë e lajmeve Lusa.

Megjithatë, Sousa më vonë tha për një tjetër gazetë se 11 burra dhe 17 gra, të gjithë turistë gjermanë, kanë humbur jetën.

 Në autobus kishte 57 persona, duke përfshirë 55 turistë, një udhërrëfyes turistik dhe shoferi.

Ky është aksidenti më i keq me autobus që ka ndodhur në ishull në mbi 13 vjet. Pesë turistë italianë vdiqën në një aksident me autobus në vitin 2005 në São Vicente, në bregun verior të Madeiras.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *