Vendosni fjalën kyçe....

Sot jepet masa për 37 të arrestuarit në protestën e opozitës


Sot pritet të jepet masa e sigurisë për 37 të arrestuarit e protestës së opozitës së bashkuar, e cila u mbajt tre ditë më parë para Kryeministrisë.

Mësohet se në ambientet e Gjykatës Penale kanë shkuar për të ndjekur këtë proces edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Sipas opozitës, protestuesit janë ndaluar pa asnjë provë, vetëm pse protestuan kundër qeverisë.