Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka zgjedhje pa opozitën, nëse ndodh largohem nga politika” – Paloka


Zëvendëskryetari i PD-së, Paloka, ka deklaruar se nuk do ketë zgjedhje pa opozitën më 30 qershor duke thënë se nëse kjo ndodh, atëherë ai do largohet nga politika.

Ai e bëri deklaratën në rubrikën Opinion në “News24”, ku foli për qëndrimin e opozitës dhe për protestat qytetare.

“Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. PD është rritur  në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë  dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politik nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë, me revolta dhe me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu.” – tha Paloka.

Paloka dënoi dhunën e policisë në të gjitha protestat qytetare të thirrura nga opzita duke deklaruar se ajo po përdoret politikisht për të mbrojtur qeverisjen kriminale të Edi Ramës.

“Kjo polici iu çon gaz lotsjellës qytetarëve në shtëpi, iu çanë koka dhe iu thyen këmbët. Gazetarët u dhunuan dhe u gjakosën, por edhe 15 qytetarë. Nuk ka ta të drejtë ta përdorë gazin në protesta të tilla.  Këto nuk kemi ku t’i verifikojmë, sepse Prokuroria, gjykata dhe policia janë të Ramës dhe të qeverisë. Gazi është hedhur kur Basha po fliste para mediave. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi. Të jenë të bindur se nesër një më një do të mbajnë  përgjegjësi. Nesër asnjë nuk do të harrohet. Nesër do të japin llogari së bashku me shefin e tyre.” – shtoi Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *