Vendosni fjalën kyçe....

“Bibliotekat bosh e kafenetë plot”, Meta apel të rinjve: Rikthehuni te libri!


Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe me këtë rast nuk mund të mungonte një apel i presidentit të Republikës Ilir Meta, për të rinjtë.

Meta shkruan se është e trishtueshme për të kur sheh bibliotekat bosh dhe kafenetë plot dhe u bën thirrje të rinjve që t’i rikthehen librit dhe leximit.

“Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.
Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *