Vendosni fjalën kyçe....

I vuri flakën autobusit në Konispol, arrestohet 22-vjeçari i dyshuar


Zbardhet ngjarja e dy ditëve më parë në Konispol, ku u dogj një autobus. Policia ka arrestuar një 22 vjeçar me iniciale SH.B, banues në Delvinë, si autor i mundshëm i ngjarjes.

Mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e të riut në Delvinë, policia ka sekuestruar 25 fishekë luftarakë dhe lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

 “Zbulohet ngjarja e djegies së autobuzit dy ditë më parë, vihet në pranga autori.

Në vijim të punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 Prillit në Konispol, për djegien me zjarr të autobuzit në pronësi të shtetases H.S, shërbimet e policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Sh.B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *