Vendosni fjalën kyçe....

“Tradhëtoi Kate-in kur ishte shtatzënë” – Princi William angazhon avokatët të hedhin poshtë thashethemet


Prej më shumë se një viti, qarkullojnë thashethemet se princi William e ka tradhëtuar Kate Middleton gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë.

Me ndihmën e avokatëve të tij, princi William po mundohet shumë që t’i shuajë këto zëra, shkruan HollywoodLife. Në fakt thashethemi aktualisht ka qarkulluar për gati një vit, por  për shkak se “In Touch Weekly” i ka përmendur sërish akuzat kundër princit William, avokatët e tij thanë se tani ishte koha më e mirë për të ndërmarrë veprime.

“Përveç faktit që janë lajmë të rreme dhe shumë të dëmshme, publikimi i spekulimeve në lidhje me jetën private të klientit tonë përbën gjithashtu një shkelje të privatësisë së tij në përputhje me nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thanë avokatët në një letër që iu dërgua mediave.

Sipas historisë së publikuar në “Touch Weekly”, Princi William e tradhëtoi Kate me fqinjën e tyre aristokrate, Rose Hanbury.

Një burim i paidentifikuar citohet në artikull duke thënë se Kate u përball menjëherë me William kur mësoi për çështjen, por ai “qeshi duke thënë se nuk kishte asgjë me të.”

Avokatët tani po kërcënojnë me veprime ligjore median britanike, nëse përsëritet historia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *