Vendosni fjalën kyçe....

Përmbysja e autobusit te ‘Rruga e Elbasanit’ ku u lënduan tre persona, policia jep hollësitë e ngjarjes


Policia ka dhënë hollësi lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku u lënduan tre persona.

Sipas bluve, drejetuesi  i mjetit të linjës së Krrabës, 42-vjeçari G.Q., dyshohet se ka humbur drejtimin e për pasojë autobusi ka dalë nga rruga e është përmbysur.

Pas testit të alkoolit, ai nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.”